Futboll Premier League Sport

E FUNDIT/ Liverpool kryen marrëveshjen më të mirë të janarit

Liverpool ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e majtë Andry Robertson për rinovimin pesëvjeçar të kontratës së tij.

24-vjeçari, i cili iu bashkua të Kuqve 18 muaj më parë nga Hull, ka firmosur një kontratë të re pas progresit fantastik që ka bërë muajt e fundit.

Robertson ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpool gjatë dy sezoneve të fundit, duke bërë 56 paraqitje në të gjithë kompeticionet.

“Në momentin e parë që klubi më kontaktoi, nuk e mendova dy herë. Dua të qëndroj këtu, kështu që sapo erdhi oferta, u firmos menjëherë,” shprehet ai për faqen zyrtare të Liverpool.

Related posts

CHAMPIONS/ Villareal “fik” Bayernin, Benzema me dopietë ndaj Chelseat. Realit “i peshon” fanella në Londër

F.autor

(VIDEO) Çfarë po ndodh në ‘Olimpico’, Atalanta kalon në avantazh ndaj Romës

Q.Autor

BUNDESLIGA/ Heynckes gati për Realin: Bayern do të tregojë se sa vlen

Sadik.Autor

Leave a Comment