Premier League

PREMIER LEAGUE/ Salah mahnit legjendën e futbollit botëror

Forma e Mohamed Salah te Liverpool ka bërë që ai të vlerësohet nga legjenda e futbollit botëror, braziliani, Pele, që ka dalë të jetë adhurues i madh i egjiptianit.

25- vjeçari u rikthye në futbollin anglez gjatë verës, dy vite pasi kaloi një periudhë për t’u harruar te Chelsea, ku nuk ishte në gjendje të lërë shenjë në “Stamford Birdge”.

Por Salah është zbulimi i sezonit në Liverpool. Ai ka shënuar 19 gola për Liverpoolin këtë sezon dhe është shpallur “Lojtari më i mirë” afrikan i vitit nga BBC.

Ndërkohë, Pele e ka uruar atë në Twitter, duke i kërkuar të vazhdojë me formë të mirë.

“Urime Salah! Ka qenë një vit i mrekullueshëm! Vazhdo përpara dhe pres të të shoh të luash në skenën më të lartë të futbollit vitin e ardhshëm, në Kupë të Botës”, i është drejtuar Pele egjiptianit.

Related posts

BEFASON ARSENALI/ Anglezët nënshkruajnë me 9-vjeçarin që pritet të SUNDOI FUTBOLLIN

Isa.Autor

Giroud bën gati ‘valixhet’, Dortmund destinacioni i mundshëm i francezit

Q.Autor

PLAS SKANDALI NË ANGLI/ Gjesti misterioz: MOURINHO ofendoi tifozët: P… bijë k…

Isa.Autor

Leave a Comment