Futboll Seria A Sport

“NGA SHIU NË BRESHËR”/ Ndalet edhe Gattuso, ekipi i përgjysmuar kundër Genoas

Superkupa e Italisë do t’i kushtojë një ndeshje skualifikim Rino Gattusos. Kjo është masa e marrë nga gjykatësi sportiv për shkak të fyerjeve që trajneri i Milan-it i ka drejtuar arbitrit në fundin e ndeshjes me Juventus-in.

Kështu, trajneri i Milanit do të duhet ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e ardhshme që kuqezinjtë do të luajnë të hënën në kampionat kundër Genoa-s në transfertë.

Në këtë takim do të mungojnë edhe Kessie, i ndëshkuar me karton të kuq në Jeddah, Romagnoli dhe Calabria, për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Është skualifikuar për një ndeshje edhe Pjanic, që nuk do të luajë kundër Chievos për shkak kartonësh.

Duhet sinjalizuar edhe skualifikimi deri më 4 shkurt për mjekun e Milanit, Mario Brozzi, “sepse është dëgjuar nga arbitri duke thënë fjalë fyese dhe denigruese”, lexohet në vendimin e gjykatësit sportiv.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Oliver reflekton pas incidentin me Buffon: Ishin ditë të çuditshme

Sadik.Autor

PROTESTAT E DHUNSHME NË KATALUNJË/ Shtyhet ndeshja Barcelona – Real Madrid

Delo.autor

FIORENTINA-MILAN/ Skuadra e Piolit kërkon të rikthehet tek triumfi, Ibrahimovic titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment