Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Milan dhe Shenzhen në takim, Borinin nga Kina e ndan një detaj

Milan është i interesuar për të shitur sulmuesin e tyre, Fabio Borini dhe Shenzheng në Kinë ka paraqitur një ofertë zyrtare prej 7.5 milionë euro. Kjo ofertë është refuzuar nga drejtuesit e “Djallit” me arsyetimin se nuk e lënë të lirë lojtarin pa 10 milionë euro.

Kjo shifër ka stepur skuadrën kineze sepse me rregullat e reja të vendin komunist klubet duhet të paguajnë taksë në shtet aq sa vlera e blerjes. Që do të thotë se nëse klubi kinez i jep 10 milionë euro Milanit, duhet t’i japë edhe 10 të tjera shtetit, gjë që e bën operacionin me kosto shumë të lartë.

Megjithatë, palët do të takohen pas finales së Superkupës së Italisë, aty ku Milan dhe Juventus do të përballen në Arabinë Saudite. Pas kësaj ndeshje, Leonardo dhe pala kineze do të ulen në tavolinë për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe Borini mund të largohet edhe për më pak se 10 milionë euro, për faktin e thjeshtë se italiani u ble për 4 milionë euro një vit më parë nga Sunderlandi.

Related posts

(VIDEO) 11-metërsh në Brazil, nëse nuk shënon të pret plumbi…

Q.Autor

Mesfushori i Portos është ideja e fundit e Interit, portugezët kërkojnë 30 milion euro

Isa.Autor

Ronaldo SPEKTAKËL që në stërvitjen e parë, traversë dhe GOL me SHPATULL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment