Futboll Seria A Sport

“ISHTE NJË “MARTESË” E CILA…”/ Sarri rrezikon stolin, tifozët tallen me italianin dhe Higuain

Maurizio Sarri dhe Gonzalo Higuain ishte një “martesë” e cila u kërkua me çdo kusht nga të dy palët, por debutimi i argjentinasin në Premier League ishte një dështim total. Titullarë por pa prekur kurrë topin me këmbë, Sarri u detyrua ta zëvendësojë në minutën e 65-të, çka bërë që tifozët të shpërthejnë kundër tij por mbi të gjitha ndaj trajnerit.

Sarri Higuanin

Korri i tyre i famshëm në fund të ndeshjes, “nuk ia ke idenë se çfarë po bën” ka bërë që Sarri të rishikojë pozitat e tij. Për rreth 50 minuta, italiani ka mbajtur një fjalim në dhomat e zhveshjes, ndërsa deklarata e tij në konferencën zyrtare lë shumë pikëpyetje:

Sarri

“Ndjehem i shqetësuar. Jo nën trysni. Thjesht nuk pashë sinjalin e punës time, ndaj jam i shqetësuar. Ndoshta është faji im, ndoshta nuk jam i aftë t’i motivoj, por kjo skuadër është shumë e fortë, është e aftë të fitojë edhe pa trajner”, u shpreh Sarri pas humbjes 4-0 kundër Bournemouth.

Bornemuth

Kaq ka mjaftuar që mediat britanike të flasin për një shkarkim të parakohshëm të italianit. Nëse Sarri largohet nga Londra, për Hysajn mbyllet një dritare në merkato, pasi prej kohësh flitet për një kalim të tij tek Chelsea, sigurisht me bekimin absolut të Sarrit.

Related posts

CHAMPIONS/ Barcelona e papërmbajtshme, sulmuesi Dembele nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

TË GJITHË NË KËMBË/ “Xhamadani Vija vija” me Aurela Gaçen dhe Era Istrefi elektrizojnë stadiumin kombëtar (VIDEO)

Delo.autor

“EKSPERIENCA ME INTER? ISHTE FANTASTIKE”/ Conte: Me Tottenham-in do kap majat

Delo.autor

Leave a Comment