Futboll Sport

E PAZAKONTË NË FUTBOLL/ Dhimbja “PUSHON” kur makina të kalon sipër (VIDEO)

Dëmtimet e lojtarëve ndodhin shpesh gjatë një ndeshje futbolli, herë pas herë gjyqtarët detyrohen t’i nxjerrin jashtë fushe për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Një gjë e tillë supozohej të ndodhte edhe me Bernardo, lojtarin e Flamengo, i cili ishte shtrirë në fushë për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj tij. Për këtë arbitri thërriti stafin mjekësor për ta larguar nga fusha.

Një makinë e vogël vjen për të marrë lojtarin e dëmtuar, por shoferi mesa duket nuk i bën llogaritë mirë. Njëra gomë kalon mbi këmbën në të cilën lojtari ndiente dhimbje. Bernardo bërtet edhe më fort, por vetëm sa për t’i shkaktuar një të qeshur mjekut që zbret nga makina dhe e sheh të gjithë episodin.

Si përfundim, lojtari largohet me makinë nga fusha, normalisht i penduar se do i kishte leverdisur të largohej vetë me këmbët e tij, pavarësisht dhimbjeve që ndiente.

Related posts

LISTA/ Real Madridi klubi më i pasur në botë, Barcelona parakalon “Bavarezët”

Delo.autor

SFIDAT NDAJ ANDORËS DHE FRANCËS/ Mavraj i telefonon trajnerit Reja, mbyll eliminatoret Euro 2020

Delo.autor

Mbylli aventurën në FSHF, Jona Dervishi nis pushimet në… (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment