Futboll Sport

U BË PORTIERI MË I SHTRENJTË NË HISTORI/ Një ëndërr detyroi Alissonin të refuzojë Chelsean për…

Alisson kaloi nga Roma te Liverpool duke u bërë portieri më i shtrenjtë në histori, për pak kohë pasi Kepa ia kaloi duke shkuar te Chelsea për shifrën rekord të 80 milionë eurove.

Gjithsesi portieri brazilian ka shpjeguar arsyet pse zgjodhi të shkojë tek Liverpool dhe jo te Chelsea, që asokohe e kërkoi me ngulm.

Unë zgjodha Liverpoolin për të njëjtat arsye që kisha zgjedhur Romën kur u largova nga Brazili, duke e konsideruar atë si lëvizjen më të mirë për karrierën time. Chelsea po ndryshonte trajnerin dhe nuk merrte pjesë në Champions League. Unë kam admiruar gjithmonë historinë e Liverpulit, është një klub që ka fituar pesë kupa evropiane. Doja të bëhesha pjesë e kësaj historie. Unë e kam përjetuar Champions League me Romën dhe unë po punoj shumë që ta provoj dhe ta bëj me Liverpoolin. Çfarë është jeta nëse nuk luftoni për ëndrrat tuaja? Unë ëndërroj për Champions-in!”, tha braziliani.
I pyetur për ndjenjat e tij pasi zuri vendin e Karius, Alisson tha se ajo që ndodhi në Kiev (finalja e CHL) me portierin anglez mund të ndodhë me këdo. Teksa shtoi se ai nuk i feston asnjëherë golat që skuadra e tij shënon për faj të portierit, pasi e di se çfarë ndjen një portier në ato momente.

Related posts

ZYRTARE/ Ishte në bisedime me Partizanin, futbollisti 24-vjeçar prezantohet te… Kastrioti

Delo.autor

PO VJEN MODRIC/ Vecino dhe Joao Mario pritet të ndryshojnë skuadër

Isa.Autor

Ka derbi Milan-Inter jo vetëm në San Siro, por edhe në merkato

Sadik.Autor

Leave a Comment