Boks MMA

WOODLEY RIKTHEHET NË KAFAZ/ Ja ndaj kujt do të mbrojë titullin kampion në “UFC”

Kampioni i botës në peshën “welter” (pesha 71-77kg) në artet marciale mikse, Tyron Woodley, do të rikthehet në kafaz për të mbrojtur kurorën më 2 mars, në eventin UFC-235. Woodley, 19 fitore, 3 humbje e 1 barazim në karrierën e tij do të mbrojë titullin kampion ndaj Kamaru Osman. Dueli ende nuk është zyrtarizuar nga UFC-ja, por gjithçka është thuajse e mbyllur dhe kjo përballje pritet të jetë sfida kryesore e këtij eventi, që do të zhvillohet në Las Vegas.

Osman, 31 vjeç, konsiderohet si një rival i fortë për Woodley, pasi nuk humbet në kafaz që prej vitit 2013 dhe ka korrur 13 fitore radhazi në pesë vitet e fundit. Woodley e ka fituar titullin kampion në korrik të vitit 2016 dhe që prej asaj dite e ka mbrojtur 4 herë gjerdanin, ndërkohë që nuk humbet në kafaz prej 7 duelesh.

Ndaj dhe Dana White, presidenti i UFC-së, po përpiqet të mbyllë sa më shpejt këtë marrëveshje, për të vënë përballë njëri-tjetrit dy nga sportistët më të mirë të këtij Divizioni. Dueli i fundit i Woodley në kafaz daton në shtator të vitit të kaluar (UFC-228), ndërsa Osman ka dueluar për herë të fundit në nëntor të vitit të kaluar.

Related posts

UFC/ The Rock prezanton brezin e ri “BMF” me vlerë marramendëse

Delo.autor

“I PATHYESHMI” TRIUMFON NË MALTË/ Ferit Keta mposht me “KO” rivalin Serb (FOTO)

Delo.autor

NUK PASKAN FUND TË KËQIJAT/ Vjen ky DËNIM i papritur për McGregor, boksieri do të…

Isa.Autor

Leave a Comment