Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ MILANIT/ Allegri i druhet finales: “Kuqezinjtë” do të luajnë për dy qëllime

Juventus dhe Milan zbresin nesër në fushë për finalen e Superkupës së Italisë, e cila do të zhvillohet në Xheda të Arabisë Saudite, në orën 18:30.

Në lidhje me këtë ndeshje u prononcua edhe trajneri i bardhezinjëve, Massimiliano Allegri, i cili theksoi se diferencat që skuadrat kanë në kampionat nuk vlejnë në një finale.

Do të jetë një ndeshje e fortë, ne do të përpiqemi të sjellim kupën në shtëpi sepse kemi humbur në dy finalet e fundit. Në një finale, diferenca e pikëve në kampionat nuk ekzistojnë dhe të mundin Juventusin për Milanin është të rrisë vetë-vlerësimin dhe të sjellë në shtëpi një trofe. Ne do të kemi nevojë për vëmendje dhe respekt”, tha fillimisht Allegri për sfidën e nesërme.

Sa i përket formacionit dhe lojtarëve trajneri “zonjës së vjetër” tha: “Dikush që nuk ka luajtur kundër Bolognas do të luajë nesër. Jam i lumtur me Doglas Costa dhe Bernardeschi që po rimëkëmbën fizikisht dhe moralisht. Khedira po kthehet në lojtarin e madh që ne njohim edhe pse në fazën e parë vuajti nga dëmtimet”, shtoi me tej italiani.

“Milan do të ketë entuziazëm të madh pas fitores në kupën e Italisë, për ta është një ndeshje e rëndësishme, një sfidë mes dy ekipeve historike, ne do të duhet të bëjmë një performancë të shkëlqyeshme”, përfundoi Allegri.

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë/ Ka paqe mes Senegalit dhe Japonisë (VIDEO)

Isa.Autor

Formacioni i javës në Ligën e Evropës, ka befasi!

Sadik.Autor

SKANDALI TEK SHTANGA/ Shefi i Teutës, Leka: Gjoza ka të drejtë, ja çfarë ndodhi në mbledhje…

Delo.autor

Leave a Comment