Formula 1

TË GJITHË FLASIN PËR SCHUMACHERIN/ Njihuni me karrierën e tij “Legjendare” në Formula 1

Michael Schumacher ka fituar 7 herë titullin e kampionit botëror në Formula 1 dhe kishte arritur suksese tjera të jashtëzakonshme.

Michael Schumacher e festoi pakë ditë më parë ditëlindjen e tij të 50-të, derisa gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet dita-ditës.

Të gjithë e dinë se ai ishte një legjendë e Formula 1.

Por, në detaje me siguri se pakkush e di se çfarë ka arritur në karrierë ish-piloti gjerman, i cili kishte garuar me skuadrat Ferrari dhe Mercedes.

Më poshtë janë renditur të gjitha arritjet e karrierës së Schumacherit përmes numrave:

7 – numri rekord i titujve të kampionit botëror të fituar – 2 me ekipin Benetton në vitet 1994 e 1995 dhe 5 radhazi me Ferrarin nga viti 2000 deri në 2004.

91 – gara të fituara, nga 306 starte – ai mbetet 18 herë më shumë se Lewis Hamilton që ka përfunduar në vendin e dytë në histori të këtij sporti.

68 – “pole-positions”, një rekord i mposhtur nga Hamilton në vitin 2017.

15 – sezone radhazi me fitore në “Grand-Prix”, nga viti 1992 deri më 2006. Është rekord, tre më shumë se Hamilton.

8 – fitore në “French Grand Prix”, më së shumti të fituar nga një pilot i Formula 1. Ai ka fituar shtatë herë edhe garat në Kanada dhe San Marino, që po ashtu nuk ka mundur të arrihet nga askush tjetër.

17 – përfundime në podium në 17 gara në sezonin 2002.

43 – vjeçar ishte kur e zhvilloi garën e fundit, në Brazil në vitin 2012. Ai fillimisht ishte pensionuar në vitin 2006, por u rikthye pas tri vjetësh.

Related posts

FORMULA 1/ Perez: Nuk doja të pengoja Hamilton, por duhej të ndihmoja skuadrën time

Delo.autor

Alonso dështon keq në 24 Orët e Dajtonës

Q.Autor

Sebastaian Vettel: Reagim fantastik, nuk e prisja të rikthehesha në krye

Isa.Autor

Leave a Comment