Futboll Seria A Sport

RRUGA PËR RIKTHIM MBETET E HAPUR/ Juventusi me “rregull treshi”, ja pse beson se Pogba është më afër

Rruga për rikthimin e Paul Pogba në Torino mbetet e hapur. Ajo është shumë më e qartë, për shkak se rivali më i rrezikshëm i Juventusit në garën për kampionin e botës, që aktualisht luan te Manchester United, është vetëpërjashtuar. Rivali në fjalë ka qenë prej kohësh i njohur, është (ose ndoshta ishte) Barcelona.

Klubi katalanas sapo ka blerë (për sezonin e ardhshëm) Frenkie De Jong nga Ajax. Për holandezin 21-vjeçar, ndër mesfushorët më të mirë të rinj në Europë, i ndjekur edhe nga Juventusi, Barcelona do t’i paguajë klubit të njohur nga Amsterdami 75 milionë euro menjëherë dhe 11 të tjera në fomë bonusesh.

Një operacion i kësaj shkalle e largon Pogba nga Barcelona, për dy arsye: njëra teknike dhe tjetra ekonomike. Nga pikëpamja teknike, De Jong do t’i shtohet mesfushës së një skuadre, në të cilën ekzistojnë tashmë emra të tillë të mëdhenj si Busquets, Arthur, Rakitic, Vidal dhe ndoshta Coutinho (nëse braziliani nuk luan si anësor i jashtëm ofensiv). Me ardhjen e holandezit, ky repart duket i blinduar përfundimisht.

Pasoja tjetër e mbërritjes së De Jong bën që Barcelona të distancohet ekonomikisht nga gara për Pogba. Klubi katalanas është i pasur, por nuk mund t’i bëjë hije me një blerje tjetër më të shtrenjtë një lojtari si De Jong, për të cilin u investua personalisht vetë presidenti Bartomeu.

Nuk do të ishte aspak e volitshme për kohezionin e grupit që të shtohej Pogba në një repart tashmë të mbipopulluar në sasi dhe cilësi. Me shumë gjasa, Blaugranët do të investojë në një repart tjetër dhe, në këtë rast, qoftë edhe për inat të Juventusit, emri i fokusuar është një tjetër talent holandez. Bëhet fjalë për mbrojtësin e ri të Ajax, Matthijs De Ligt, i cili është objektiv edhe i Juventusit.

Megjithë parashikimin e vëllait të tij, Florentin, që tha dje se “po u largua nga Manchester United, Paul do të largohet vetëm drejt Barcelonës, ose Real Madridit”, vetë kampioni i botës e di sa i adhuruar është në Torino, me fanellën bardhezi, se pikërisht aty u bë kaq i madh. Pa llogaritur pastaj dëshirën e tij publike, për të luajtur në një skuadër me Cristiano Ronaldon, me objektivin madhor tashmë, Champions, të fokusuar qartë nga “Zonja e Vjetër”.

Related posts

REAL MADRID-MALLORCA/ Ndizet sfida në “Bernabeu”, realizohen 2 gola për 60 sekonda (VIDEO)

Delo.autor

Rinovimi i lojtarëve tek Juventus, Lichtsteiner merr “valixhet”

Q.Autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Tottenhami SUPER, përmbys Arsenalin në pjesën e parë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment