Futboll Premier League Sport

“ËSHTË NEGOCIATË MIDIS…”/ Deklarata e Pochettinos për yllin e Tottenhamit ndez shpresat e “Katalanasve”

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino ka pranuar se Christian Eriksen ka të drejtën të bëjë atë që dëshiron, lidhur me interesimin e Barcelonës për shërbimet e futbollistit danez. Barcelona prej kohësh ka shfaqur interesimin e saj për mesfushorin ofensiv të “Spurs-ave”. Por teksa futbollisti është në mes të vitit të tij të gjashtë te Tottenham, ende pa fituar asnjë torfe madhor, dhe me vetëm 18 muaj të mbetur nga kontrata aktuale me “Spurs-at”, transferimi te Barcelona duket gjithmonë e më i realizueshëm, akoma më shumë pas deklaratës së dhënë nga vetë trajneri i Tottenham, Pochettino.

“Mungesa e lajmit është lajm i mirë, por le të shohim. Nuk jam një person që i vuan shumë këto lloj situatash, sepse futbolli është dinamik. Futbolli është në lidhje me interest që ndonjëherë si trajnerë nuk mund t’i menaxhojmë. Varet nga shumë faktorë. Janë palë të ndryshme që kanë interesa. Padyshim që Christian Eriksen është shumë i rëndësishëm për ne dhe cilido do të dëshironte të kishte këtë futbollist për vete.

Por është negociatë mes disa palëve, me interesa të ndryshme. Do të ishte fantastike sikur Eriksen të premtonte besnikëri afatgjate klubit. Në të kundërt, është e drejta e tij të bëjë atë që dëshiron”, deklaroi Pochettino, e ardhmja e të cilit te Tottenham është gjithashtu në diskutim, pas interesimit intensive të shfaqur nga ana e Manchester United.

Related posts

Neymar dhe Mbappe? Presidenti Al-Khelaifi jep 2000 për qind siguri për ta

Delo.autor

Batshuayi nuk bind tek Chelsea, 5 skuadra në garë për shërbimet e tij

Q.Autor

Çiklisti qëllohet me armë gjatë kohës që stërvitej në rrugë

Sadik.Autor

Leave a Comment