Futboll Premier League Sport

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Rikthehet instikti “vrasës”, Man City 4 pikë diferenë nga “Të Kuqtë”

Pas dy humbjeve radhazi, në momentin më të errët në dy sezonet e fundit, Manchester City ka regjistruar mbrëmjen e të hënës suksesin e tretë të njëpasnjëshëm, falë dy golave të realizuar nga “shenjtori” i “Qytetarëve”, Jesus dhe një autogoli të Saiss. Ishte pikërisht braziliani Gabriel Jesus ai që udhëhoqi ekipin e Guaridolës në fitoren në shtëpi ndaj Wolves me rezultatin 3-0. Sulmuesi me nivelin më të ulët të besimit, më në fund ka shpërthyer, falë edhe 4 golave që kishte shënuar më parë ndaj Burton, duke përfituar edhe nga mungesa e Aguero.

Oreksin për të realizuar objektivin në reduktimin në -4 diferencën ndaj Liverpool kryesues të Premier League, skuadra e Pep Guardila-s nuk ka vonuar ta evidentojë. Kështu “Qytetarët” kanë kaluar në avantazh kur kishin kaluar vetëm 10 minuta na fillimi i takimit. Ishte Laporte që nisi atë aksion sulmues, duke shërbyer për gjermanin shpërthyes Sane. Ky i fundit, pasi u tregoi targën të gjithë mbrojtësve, ka shërbyer nga e majta një top perfekt në qendër të zonës për Jesus, i cili përballë portierit kundërshtar, u desh vetëm ta shtyjë në rrjetë.

Sikur të mos mjaftonte oreksi dhe kualiteti superior i djemve të Guariola-s, për të bërë gjithçka edhe më të lehtë për Manchester City, mendoi edhe vetë futbolliti i Wolves, Boly, i cili në të 19’ ka ndërhyrë në mënyrë të gabuar ndaj Bernardo Silva, për tu ndëshkuar menjëherë me karton të kuq. Në disavantazh me një gol dhe inferioritet numerik, Manchester City u shndërrua në një mal të pakalueshëm për Wolves, ekipin që në këtë sezon etiketohej si bezdisësi i të mëdhenjve, madje duke barazuar në gushtin e kaluar pikërisht ndaj “Qytetarëve” në Molineux.

Pikërisht kështu rezultoi, me Manchester City, që në të 38’ ka dyfishuar rezultatin, kësaj here me një penallti. Ishte Sterling ai që u ndal në mënyrë të gabuar në zonë nga Bennett, me 11-metërshin e shndërruar në gol nga braziliani Jesus, që realizoi dopietën e tij. Me Wolves shumë dorëlëshuar, kartoni i kuq dhe penalltia duket se nuk janë mjaftueshëm si dhuratë ndaj Man.Cityt të Guardiolës, që në të 78’ është respektuar edhe me një autogol të realizuar nga Saiss, për të sigluar rezultatin final në shifrat 3-0 në favor të “Qytetarëve”. Këta të fundit, pas javës së 22-të renditen në vendin e dytë të klasifikimit në Premier League, në kuotën e 53 pikëve, 4 pikë më pak se Liverpool kryesues dhe 5 pikë më shumë se Tottenham, ndjekësi më i afërt. Në anën tjetër Wolves humb dy pozicione dhe tashmë renditet në vend të 11-të, në kuotën e 29 pikëve.

Related posts

Real Madrid-Sociedad, miqtë kanë humbur tetë të fundit në “Bernabeu” 30 me 8

Q.Autor

LIVE/ SHQIPËRI-UELLS: Kombëtarja në KAOS, Panuçi kërkon shpëtim në një miqësore

Isa.Autor

KAMPIONIA E PATHYESHME/ Majlinda Kelmendi fiton medalje ari edhe në grand slam të Duseldorf

Delo.autor

Leave a Comment