Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORJA NDAJ KAMZËS/ Hasani: Faza e dytë sapo ka filluar, objektivi është…

Më i miri i ndeshjes mes Tiranës dhe Kamzës, u shpall autori i dy golave, Edon Hasani, shkodrani deklaroi:

Çfarë nuk ka funksionuar në fillim te kjo Tiranë?

Ardhja e profesor Memës, me strategjinë e tij, ka sjellë edhe ndryshimin. Edhe në merkato nuk është se kemi hyrë fuqishëm. E treta ndeshje që fitojmë. Po na mban moralin lart.

Ku mund të arrijë kjo Tiranë?

Për ne është e rëndësishme të mos fluturojmë. Faza e dytë sapo ka filluar, objektiv është ndeshja e radhës.

Bashkëpunim i mirë me Ngon, e kuptoni mjaft mirë…

E kam thënë, Ngo më krijon më shumë hapësira. Është një lojtar që bën sponde, pason, krijon hapësira edhe për mu. Stërvitemi mirë gjatë javës, profesori na le bashkë. Kemi raport mjaft të mirë edhe jashtë stërvitjes. Kuptohemi mirë.

Humbët penalltinë në Kupë, sot e humbi Ngo. Kush do i gjuajë tani?

U dashka me humb penallti, që të fitojë ekipi. E kam folur me Ngo, kur ta humb unë, e ke ti, i kam thënë. Tani, me radhë shkon.

Festa me tifozët…

Më shumë ishte emocionale, kur bëra gol, isha afër tifozëve, dhe shkova afër tyre për të festuar. Ata janë të pakënaqur, por avash-avash, do rikthehemi për të mirën e Tiranës.

Thirrje për tifozët?

Unë jam i ri tek Tirana, ndoshta nuk më takon mua, por për të mirën e saj i takon të gjithëve të jenë bashkë, ekipi, presidenca, tifozët.

Related posts

Faza e grupeve në Champions League: Ja kush mund të jetë “grupi i vdekjes”

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Ja çfarë duhet të dini për super sfidën Tirana-Skënderbeu

Delo.autor

MBROJTJE “BARELINË”/ Konte do ndihmë nga Shkriniar. Trajneri studion planin për prapavijën

Delo.autor

Leave a Comment