Futboll Seria A Sport

SPEKULIMET TEK KLUBI “ZIKALTËR”/ Marotta konfirmon: Kemi dëgjuar dëshirën e lojtarit, ai dëshiron të…

Drejtori i Inter Beppe Marotta ka konfirmuar se Ivan Perisic ka shprehur dëshirën për një transferim, por deri tani nuk ka pasur asnjë ofertë të denjë.

Spekulimet kanë qarkulluar prej disa ditësh dhe mungesa e tij në formacioni zikaltër ndaj Torinos ka qenë një tjetër indicie.

“Duhet të përballemi me një situatë që prek shumë klube gjatë merkatos së janarit, e cila është lojtarë që kërkojnë largimin.

“Kemi dëgjuar dëshirën e lojtarit. Duam ta bëjmë të lumtur, por gjithashtu duhet të konsiderojmë se çfarë është gjëja më e mirë për ne. Deri tani, nuk ka pasur oferta të denja, kështu që do të presim.”

Raportohet se Arsenal kërkon shërbimet e kroatit në formë huazimi, por Inter ka kërkuar 40 milionë euro.

“Kur një lojtar na tregon për gjendjen e tij mendore, gjithmonë do të dëgjojmë. Më pas, duhen parë interesat financiare të klubit.”

Related posts

DISIPLINA/ Vazhdon çeku i gjobës për Teutën dhe Partizanin, humbje në tavolinë dhe ndëshkime te moshat

Delo.autor

Lëndohet Aguero, jashtë fushave për dy javë

Q.Autor

E bujshme/ Futbollisti i Skënderbeut drejt Italisë, ndërhyri Edvin Murati

Sadik.Autor

Leave a Comment