Futboll Premier League Sport

GANA NE GJAK/ Anglia si shtëpi, talenti i Arsenalit shkruan historinë

Në Angli i quajnë “the next big thing”, që do të thotë “ylli i së ardhmes”. Në këtë kategori bën pjesë edhe Bukayo Saka, talenti i Arsenalit që sot debutoi në Premier Ligë, kundër Fulhamit.

Debutim që e fut në histori, sepse bëhet i pari futbollist i lindur në 2001 që debuton në elitën e futbollit anglez. Anësor ofensiv, Saka ka talent me shumicë dhe e ka bindur plotësisht trajnerin Unai Emery.

Shpejtësi, teknikë, aftësi për të luajtur në të dy krahët e sulmit, por edhe si mbrojtës krahu në rast nevoje, Saka ehete pjesë e Anglisë U19 dhe ka shënuar gol ndaj Moldavisë, duke ruajtur mesataren e lartë të golit që KS me të rinjtë, ku drejton legjendari Freddie Ljungberg.

Debutimi në Premier Ligë erdhi sot, por Emery e ka zbuluar më kohë dhe e ka hedhur në fushë në Europa League  22 minuta ndaj Vorsklas në Ukrainë dhe 90 minuta në Emirates Stadium kundër Qarabagh.

Gana në lëkurë dhe në gjak: Londra dhe Anglia si shtëpi, ku është formuar dhe rritur talenti i tij. Emirates në këmbë, për ta duartrokitur kur u fut, sepse të luash në Premier Ligë në moshë aq të re meriton duartrokitje.

Related posts

Interi dhe Roma nuk dinë për fitore që nga përballjet me Juventusin

Q.Autor

NGA HISTORIA TEK KOMBËTARJA/ Një shtizë xhamajkane për Anglinë, Sterling u rrit pak metra larg “Wembley”-t

Delo.autor

CHELSEA – LEICESTER CITY/ “Blutë e Londrës” kërkon fitoren për ruajtjen e vendit të katërt (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment