Futboll Sport

NGA ITALIA NË SHQIPËRI/ Talenti i Shpresave firmos për Laçin

Laçi është kthyer në fabrikë talentesh, sepse është klubi i vetëm në Superiore që mundohet të arrijë suksesin nëpërmjet të rinjve, duke duruar dhe besuar, ashtu si bëri me Myrto Uzunin, i cili tashmë shkëlqen në Kroaci.

Para pak kohësh Laçi ktheu në Superiore Sherif Kallakun, këtë sezon ktheu Elvi Berishën dhe në këtë merkato janari po ndjek të njëjtën rrugë.

Emri i ri që është bashkuar me kurbinasit është mbrojtësi Irlian Ceka, i cili e kishte arritur marrëveshjen prej kohësh dhe tashmë është zyrtarisht i Laçit.

Pjesë e Shqipërisë U21, Ceka ka nënshkruar për dy vite e gjysmë, bëjnë me dije burime të Sportekspres.com pranë klubit të Laçit.

Në të shkuarën Ceka ka qenë pjesë e moshave të Romës, për të kaluar tek Askoli dhe Lacio. Nga lacialët kaloi te Sambenedettese, ku luajti sezonin e shkuar, ndërsa këtë sezon nuk gjeti dot ekip në pjesën e parë të sezonit, ndaj është stërvitur dhe ka pritur merkaton e janarit.

Related posts

Nuk ka më dilema! Ky është klubi i ri i Alvaro Moratës!

Sadik.Autor

E JASHTËZAKONSHME/ Spikati me paraqitjet, Barcelona federon në ekipin e parë për La Liga-n Rei Manajn

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester City-Burnley. Rezultati 5-0

Delo.autor

Leave a Comment