Futboll Seria A Sport

“GODITJA E PARË PËR TË ARDHMEN”/ Marrëveshje e KRYER, Interi siguron YLLIN e Atleticos (FOTO)

Interi i ri, i drejtuar tashmë nga Beppe Marotta, ka bërë goditjen e parë për të ardhmen.

Sipas Sky Sport në Itali, drejtuesi i ri zikaltër ka siguruar shërbimet e Deigo Godin.

Qendërmbrojtësi 32-vjeçar i Atletico Madrid do të jetë i lirë në qershor, kur t’i përfundojë kontrata në Madrid, ndja që tani është i lirë të bisedojë me klube të tjerë dhe të firmosë parakontratë.

Sipas Sky, mbrojtësi i njohur do të kryejë kontrollet mjekësore në javët e ardhshme dhe do të firmosë për zikaltrit.

Godin është futbollisti i huaj me më shumë ndeshje në historinë e Atletico Madridit dhe ndër mbrojtësit më të mirë në planet, por Atletico nuk ka mundur ta bindë të rinovojë dhe kërkesat e tij financiare kanë rezultuar të papërballueshme.

Related posts

PAS AFRIMIT TË CALHANOGLU/ Inter nuk ndalet në merkato, vë në shënjestër yllin e Barcelona-s…

Delo.autor

PËRBALLJA LIVERPOOL-NAPOLI/ Flet legjenda Gullit: Goli i Mertens do anulohej, nëse Van Dijk do kishte…

Delo.autor

INCIDENT I SHËMTUAR NË MAQEDONI/ Tifozët e Vardarit godasin me sende të forta lojtarin shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment