Futboll Sport

DËMTIM I FRIKSHËM NË KOKË/ Manaj largohet me urgjencë drejt spitalit (VIDEO)

Albasete po luan një nga takimet më të rëndësishme të sezonit pasi luan me vendin e parë të kampionatit, duke qenë se udhëton për transfertën me Granadën e cila gjendet në vendin e parë të renditjes.
Rei Manaj ishte zgjedhur titullar në këtë takim, por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për sulmuesin e kombëtares sonë.

Ai është larguar nga fusha në minutën e 30-të për shkak të një dëmtimi, pas përplasjes në kokë me një kundërshtar. Manaj ka rënë pa ndjenja në fushë pas përplasjes dhe është larguar me urgjencë drejt spitalit. Aktualisht ekipi i tij udhëheq takimin me rezultatin 0-1 dhe ka marrë kreun e renditjes.

Related posts

PSG-JA ËSHTË NË KRIZË FINANCIARE/ Por Neymar nuk ka ndërmend ta ndihmojë klubin

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Zbulohet plani 7 miliardë sterlinash i klubit të Manchester United

Delo.autor

Vit historik në Itali/ Zbuloni formacionin më të mirë të merkatos verore

Isa.Autor

Leave a Comment