Futboll Sport

MUND TË DËNOHET ME 23 MUAJ BURG DHE GJOBË/ Ronaldo në gjyq të martën për mashtrim tatimor

Cristiano Ronaldo pritet të kthehet në Madrid të martën për të marrë pjesë në një gjyq për evazion fiskal. Prokurorët spanjollë kanë kërkuar një dënim me 23 muaj burg dhe gjobë për yllin e futbollit.

Ish lojtari i skuadrës së Ronaldos, Xabi Alonso gjithashtu do dalë në gjykatë të martën e ardhshme për një rast tjetër të mashtrimit tatimor.

Sulmuesi portugez pritet të deklarohet fajtor, pasi ra dakord për një marrëveshje 18.8 milionë euro me autoritetet tatimore spanjolle verën e kaluar. Megjithatë futbollisti pritet që të mos futet në burg pasi ligji spanjoll thotë se një dënim nën dy vjet për një shkelje të parë mund të bëhet në provë.

Zyra e prokurorit tha se është kërkuar një gjobë prej 5.7 milionë eurosh, që sipas tyre Ronaldo i ka paguar tashmë, si edhe interesin prej rreth 1 milionë euro.

Gjoba, që pritet të konfirmohet të martën në një gjykatë në Madrid, është pjesë e totalit të rënë dakord në marrëveshjen e mëparshme.

Related posts

Dortmundi luan “tenis” me Nurnbergun/ Reus shënon golin e 100 në Bundesligë (VIDEO)

Isa.Autor

MILAN NIS NGA PUNA PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Maldini do takohet me trajnerin Pioli për të diskutuar për…

Delo.autor

MILAN-ROMA/ Gafë skandaloze e portierit, Dzeko vendos baraspeshën në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment