Futboll Premier League Sport

GUARDIOLA SYNON PËRSOSMËRINË/ Iu kërkon ndihmësve të tij që të bëhen si “Ballisti” në Serbi

Pep Guardiola përgatit një revolucion të ri te Manchester City. Fjala është për mënyrën e trajnimit të skuadrës që drejton vetë. Sipas medias britanike, “The Sun”, tekniku katalanas iu ka kërkuar asistentëve të tij që t’i nënshtrohen një kursi për vozitje të dronëve, me qëllim që në këtë mënyrë t’i stërvisë e kontrollojë të tijtë.

Qëllimi i kësaj kërkese nuk është tjetër, veçse regjistrimi i trajnimit të ekipit të “qytetarëve”, për ta mbikqyrur sa më mirë punën e bërë në stërvitje. Gjithçka konsiston në përmirësimin e aspektit taktik të Manchester City. Tabloidi i njohur anglez, duke iu referuar burimeve nga klubi i “Etihad”, thotë se Guardiola “ka një sy shumë të mirë për detajet dhe gjithmonë kërkon mënyra për t’i përmirësuar gjërat”.

Në fakt, ai nuk është trajneri i parë që përqafon teknologjinë në stërvitje. Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique Martinez, përdor një tribunë për t’i kundruar nga lart seancat stërvitore të “La Roja”, ashtu siç bëri te Roma, Celta dhe Barcelona, klubet ku ka drejtuar më parë.

Bujën më të madhe në futboll, në fakt e ka bërë “Ballisti”, Ismail Morina, kur ngriti dronin mbi stadiumin e Beogradit, kur po luhej ndeshja Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre në minutën e 41-të dhe për të cilën foli krejt bota. Thënë ndryshe, Guardiola kërkon nga asistentët e tij që të jenë në lartësinë e tifozit të njohur kuqezi, në ngritjen dhe drejtimin e dronëve.

 

Related posts

SHKËLQU ME ATALANTËN/ Flet Gësens: Jam i fokusuar tek Gjermania, të ardhmen do ta vendos…

Delo.autor

DHUNA NË TAKIMIN TIRANA-KUKËSI/ Policia nxjerr emrat: “Kush janë 12 tifozat e ndaluar…”

Isa.Autor

ACAROHET SARRI: Boll me pyetje për presidentin e Napolit, nuk flas më…

Isa.Autor

Leave a Comment