Futboll Seria A Sport

“LOS BLANCOS” NË KRIZË PAS DISFATËS/ Juventusi është gati t’i rrëmbejë dy yjet

Sezoni i parë, pas largimit të Cristiano Ronaldos, mbetet i komplikuar për Real Madridin, pavarësisht se fitoi Botërorin për Klube. Skuadra e drejtuar nga Santiago Solari e ka nisur si nuk ka më keq vitin 2019. Pas barazimit në fushën e Villareal, humbja ka mbërritur në shtëpi, kundër Real Sociedad. Kjo disfatë është shoqëruar me shumë polemika të pashmangshme.

Çështja më e mprehtë te “Los Blancos” mbetet ajo e Isco, i cili përfundoi në stol, më së shumti, me ardhjen e trajnerit Solari. Ky i fundit nuk e llogariti si titullar edhe në ndeshjen kundër Real Sociedad, pavarësisht mungesës së të dëmtuarve Asensio dhe Bale.

Mesfushori spanjoll, i cili me trajnerin e ri ka luajtur nga minuta e parë vetëm në Kupën e Mbretit dhe Champions, kundër CSKA së Moskës, u aktivizua mbi një gjysmë ore nga fundi i sfidës së të dielës, kur Real Madridi ishte tashmë në disavantazhin e një goli. Dhe nuk shndriti, në të vërtetë.

Kjo është arsyeja pse Juventusi mbetet vigjilent ndaj lojtarit. Bardhezinjtë po vlerësojnë mundësinë e një tjetër “grabitjeje” tek Real Madridi, gjithmonë nëse Perez është i përgatitur për të bërë një zbritje të konsiderueshme të klauzolës prej 700 milionë euro, e cila thuhet nga mediat spanjolle se është reduktuar në 80 milionë euro.

Lojtari në fjalë është gjithashtu i lakmuar nga klube të tjerë të mëdhenj europianë, si Manchester City. Ai mund të arrijë realisht në Torino me shitjen e njëkohshme të Paulo Dybala.

Isco, megjithatë, nuk është i vetmi yll i Real Madridit, i ndjekur nga afër prej Juventusit. Marcelo është një i tillë. Mbrojtësi brazilian, një mik i madh i Cristiano Ronaldos, të dielën pasdite u vërshëllye gjerësisht, pas gabimit që çoi në disavantazhin 0-1. Vërshëllimat nuk munguan as kur u zëvendësua nga Reguilon.

Emri i Marcelos qëndron “i nxehtë” në merkaton e transferimeve, edhe pse Juventusi e ka rinovuar së fundi kontratën me Alex Sandro. Në rast të shitjes së ish-mbrojtësit të Portos, besohet se Marcelo do të jetë objektivi parësor.

Real Madridi, megjithatë, të paktën deri më tani, kurrë nuk e ka marrë në konsideratë lamtumirën e Marcelos, i cili është “blinduar” me rinovimin deri më 2022 të kontratës prej 12 milionë euro neto në vit dhe një klauzolë largimi prej 180 milionë euro. Shifra që duken të pakapshme për pothuajse të gjitha klubet e tjera. Por, siç na mëson rasti i Cristiano Ronaldos, asgjë nuk është e pamundur në merkaton e transferimeve

Related posts

Nëse Dybala largohet, Juventus e ka gati pasardhësin e tij nga Holanda

Sadik.Autor

POLEMIKAT NË LEIPZIG-PSG/ Akuzon trajneri: Arbitri interesohej më shumë për autografin e Neymar sesa për…

Delo.autor

FINALJA CHAMPIONS NË “WANDA METROPOLITANO”/ Biletat kushtojnë sa një shtëpi në Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment