Futboll

HENRY KËRKON PËRFORCIME CILËSORE/ Monaco lajmëron afrimin e dytë pas Fabregas, një mbrojtës i…dëmtuar!

Monaco po lëviz në merkato për të bërë sa më shumë ndryshime në skuadër dhe Thierry Henry e di që për të dalë nga kriza ku është futur skuadra duhet përforcime cilësore. E nisën me Cesc Fabgregas dje, dhe sot e vijuan me William Vainqueur.

Klubi nga principata njoftoi se ka arritur marrëveshjen me klubin turk të Antalyasor për huazimin e qendërmbrojtësit deri në fund të këtij sezoni. Vainqueur është 30 vjeç dhe më parë ka punuar me ndihmësin e Henry gjatë qëndrimit të tij te Marseille.

Kjo marrëveshje pritej që të zyrtarizohej më shpejt, por lojtari vuan nga një dëmtim në pulpë dhe drejtuesit e klubit ishin duke hequr dorë nga afrimi i tij. Por, vetë lojtari ka shkuar në zyrat e klubit, aty ku ka takuar drejtuesit dhe iu ka komunikuar se nuk dëshiron të paguhet për sa kohë është i dëmtuar, në momentin që do jetë në urdhrat e trajnerit ai do fillojë të marrë pagën e tij.

Ky vlerësim ka bindur zëvendës presidentin e Monaco, Vadim Vasilyev dhe i ka dhënë miratimin për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës, por fillimisht në një fazë rikuperimi.

Related posts

Ndahet nga jeta rekordmeni shqiptar i atletikës

Sadik.Autor

​ZHGËNJIMI JASHTË FUSHËS/ Alba: Është e çuditshme që klubi nuk më ka ofruar kontratë të re

Isa.Autor

Juventus, Chiellini gati të nënshkruajë kontratën e re

Q.Autor

Leave a Comment