Futboll Seria A Sport

LUMË OFERTASH/ Hapet “tenderi” për Armando Dobrën, talenti shqiptar drejt klubit të madh ballkanik

Dinamo e Zagrebit ka piketuar talentin e Kombëtares Shpresa, Armando Dobrën. Mediat pranë skuadrës angleze të Ipsuiçit kanë bërë me dije se në orët e fundit të merkatos, ku në shumë vende europiane përfundon të hënën, kampionët në fuqi të Kroacisë kanë piketuar mesfushorin e talentuar shqiptar.

Krahas tri titujve radhazi, gjiganti kroat është i vëmendshëm edhe për talentet nëpër Europë. Së fundmi, drejtues të këtij klubi kanë bërë një ofertë, vlerat e të cilës nuk bëhen me dije, për shërbimet e organizatorit shqiptar. Armando Dobra është pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë dhe së fundmi ka qenë protagonist në barazimin e Ipsuiç U-21, 2-2 me një dopietë përballë Kolçesterit.

Për shërbimet e 19-vjeçarit, më herët Ipsuiç ka refuzuar edhe 350 mijë sterlina nga Brajton. Ndërkohë, raportohet edhe se skuadra si Atalanta, Dinamo Kiev apo edhe Bolton janë skuadra të interesuara për shërbimet e fantazistit shqiptar. Talenti 19-vjeçar mund të luajë si fantazisë, por edhe si mesfushor anësor me tipare sulmuese.

Ai ka luajtur tetë ndeshje si titullar me skuadrën e parë të Ipsuiçit dhe gjashtë herë është aktivizuar nga stoli, duke arritur që të shënojë dy herë në Ligën e Parë angleze(e treta në hierarki).

Related posts

“NE DO TË KTHEJMË FAQE”/ U eliminuan në mënyrë të turpshme, senatori i Realit reagon për herë të parë

Delo.autor

20 MILIONË LEKË PËR NDESHJE/ Ja si mund të luhet në “Air Albania stadium”

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Ish-lojtari i Partizanit njofton se nuk do të jetë pjesë e Kombëtares, ja arsyeja e vërtetë…

Delo.autor

Leave a Comment