Futboll Premier League Sport

I JEP FUND SPEKULIMEVE/ Mignolet: Alisson mund të mësojë prej meje, unë nuk do të…

Simon Mignolet nuk do të kërkojë largimin nga Liverpool, duke mos imituar Clyne e Solanke, ndërsa është i bindur se portieri i parë i Liverpool, Alisson mund të mësojë prej tij. 30-vjeçari është ulur në stol që nga blerja për 67 milionë paund të brazilianit nga Roma dhe që atëherë ka bërë vetëm një paraqitje me të tijtë, por pritet të jetë në portë në ndeshjen e së hënës ndaj Wolves në FA Cup.

Ai ka treguar sesi dy portierë mund të mësojnë nga njëri-tjetri dhe duke folur për faqen zyrtare të klubit, shpjegoi pse nuk kërkon largimin: “Sigurisht nuk është e lehtë. Kam folur për këtë çështje edhe më parë, nuk është diçka që ti do ta bësh, por për sa kohë ekipi është mirë, përpiqesh të bësh më të mirën e mundshme.”

“Unë jam pas Alisson, i cili është vërtet një portier i mirë, ndoshta një ndër 5 më të mirët në botë, nëse jo më i miri. E pranoj, sepse e kuptoj.”

“Ne përpiqemi të punojmë fort dhe shkojmë mirë. Unë mund të mësoj prej tij, ashtu siç ai mund të mësojë nga unë dhe përpiqemi të punojmë sa më shumë të jetë e mundur.”

Ai ka thënë se do të vazhdojë të stërvitet shumë derisa t’i japin shansin të shkëlqejë.

“E di se duhet të jem gati për gjithçka që mund të ndodh, ekipeve mund t’iu duhem. Ndaj duhet të punoj shumë çdo ditë që në momentin kur të më jepet rasti të shkëlqej.”

“Nuk është e thjesht, veçanërisht psikologjikisht, por përpiqem të fokusohem sa më shumë të mundem. Kjo është e vetmja gjë që mund të bej.”

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Belgjika siguron kualifikimin me “POKER”, Anglia shkëlqen kundër Islandës

Delo.autor

JUVENTUS KËRKON DY LOJTARË ME PARAMETRA ZERO/ Paratici vëzhgon sulmuesit e “Bluve të Londrës”…

Delo.autor

Chelsea përgatit merkato spektakolare, Hysaj mund të ndjekë Sarrin

Sadik.Autor

Leave a Comment