Futboll Sport

PAMJET/ Jasir Asani kualifikon ekipin e tij në shtesë, shënon dopietë në Champions League para Kombëtares

Jasir Asani e ka dërguar në nëntë numrin e golave këtë sezon në Champions Leaguen e Azisë. Gwangju e tij fitoi 2-0 kohën e rregullt në ndeshjen e kthimit të 1/8 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2-2 dueli shkoi në shtesë.

Anësori i Kombëtares e nisi ndeshjen titullar kundër skuadrës japoneze. Ishte Park Jeong-In në minutën e 18-të që shënoi golin e parë, ndërsa Asani dërgoi në festë gjithë stadiumin me penalltinë e kthyer në gol vetëm pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Goli i tij “vulosi” barazimin dhe dërgimin e ndeshjes në shtesë. Sërish Asani dy minuta nga fundi i shtesës prej 30 minutash nxori nga repertori një goditje për “kornizë”, me sferën që u stampua në rrjetë.

Gwuangju kalon në çerekfinale, ndërsa 29-vjeçari tregon formën e mirë para grumbullimit në Kombëtare. Shqipëria luan kundër Anglisë më 21 mars në Londër dhe tre ditë më vonë në Tiranë vjen Andorra, sfida që vlejnë për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Related posts

E duan Barcelona e Liverpooli, Leverkusen kërkon 50 mln euro për talentin xhamajkan

Q.Autor

VIDEO/ Mario Balotelli nuk ka për të ndryshuar kurrë, shihni disa nga situatat më komike të ‘problematikut’ italian

Q.Autor

Higuain, transferimi i madh i skuadrës nga La Liga

Sadik.Autor

Leave a Comment