Futboll Premier League Sport

“LIVERPOOLI ËSHTË FAVORIT PËR TË”/ Insiston ish-menaxheri i “Të Kuqve” Souness

Epërsia e Liverpool është shkurtuar në vetëm katër pikë, por kjo është humbja e tyre e parë këtë sezon.

Graeme Souness insiston që Liverpool mbetet në pozitën më të mirë për ta fituar titullin e Premier Ligës, pavarësisht se ata u mposhtën mbrëmë nga Manchester City.

Megjithatë, ish menaxheri i Liverpoolit, Souness mendon se nuk ka nevojë për mjegull dhe dyshime tek skuadra e Jurgen Klopp që ende po i lëpinë plagët e shkaktuara ndër vite tek The Reds.

“Liverpool janë në formë të madhe”, tha ai për Sky Sports. “Pyetni të dy menaxherët se në çfarë pozite janë për momentin-duhet që ti largoni katër pikë që të jeni në krye të ligës dhe kjo është e vështirë, sidomos me ndeshjet e tjera që ka treguar Liverpool”.

Mendimet e Souness janë mbështetur edhe nga ish mbrojtësi Jamie Carragher, i cili ka shtuar: “Të luaj në një ndeshje të tillë, biseda ishte që ‘Liverpool të fitojë dhe të jetë në epërsi 10 pikë’-por edhe kjo flet shumë për Liverpoolin”.

“Ka pasur shumë biseda për disa ditë se ku do të shkojë City-‘Man City thehet në garë dhe ata tani janë favorit për ta fituar ligën’”.

“Liverpool ka nevojë që të merr ilaçin për këtë humbje, të relaksohet, të qetësohet, të kthehet që në ndeshjen për FA Cup. Çfarëdo që ndodh, çfarëdo skuadre që zgjedh Liverpool luan javën tjetër kundër Brightonit”.

“Katër pikë ende janë të mëdha dhe ata janë në të vërtetë në formë të mirë, ndoshta njëra prej skuadrave më stabile në gjashtë vendet e para, edhe pse kanë shumë lojë për të luajtur”.

“Liverpool ka nevojë që të relaksohet, ti kthehen fitoreve dhe ndoshta me kohë të vazhdojnë të udhëheqin edhe më më shumë pikë pas gjashtë jave, por ata janë në pozitë fantastike”.

Ish mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, megjithatë e sheh fitoren e City si një fitore me shenjë të kampionit.

“Ta mposhtësh Liverpool është shumë vështirë sot sidomos me një paraqitje të atillë kur duhet e që e bën vetëm një ekip kampion”, tha ai.

“ata kanë vuajtur ndeshjet e fundit: tani janë rikonsiliduar dhe kanë treguar autoritetin e tyre mbrëmë. Kjo nuk do të thotë se ata do ta fitojnë titullin përsëri por mbrëmë ishin fantastik në stadiumin e tyre”.

Related posts

PAS ANULIMIT TË NDESHJES/ Argjentina braktis stadiumin, Brazili mori një vendim tërësisht të ndryshëm

Delo.autor

JAVA E 27/ Spikat përballja Laçi-Vllaznia. Superiorja luhet në fundjavë, ja axhenda…

Delo.autor

“PAQE DHE DASHURI”/ Ibrahimovic takon Papën: A të pëlqen Milani? Me këtë bluzë unë bëj… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment