Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E JANARIT/ Emery: Nuk do bëjmë asnjë blerje afatgjatë, do të marrim…

Skuadra e Arsenal nuk do të bëjë asnjë blerje në merkaton e janarit. Arsyeja? “Topçinjtë” nuk kanë parà për të shpenzuar në këtë merkato dhe do të orientohen vetëm në huazime për të përforcuar skuadrën aktuale. Lajmin e ka konfirmuar trajneri Unai Emery, që tha se nuk do të ketë asnjë blerje “big” gjatë janarit.

“Unë nuk e di se si është situata e Denis Suarez, nëse do të vijë në janar apo jo. E vetmja gjë që di me siguri është se ne nuk do bëjmë asnjë blerje afatgjatë, por do të fokusohemi vetëm te huazimet, pasi nuk kemi mbështetjen e duhur financiare”, tha Amery.

Në merkaton e verës, skuadra e Arsenal shpenzoi 80 milionë euro për të marrë Lucas Torreira, Matteo Guendouzi, Sokratis dhe Bernd Leno, ndërsa Stephan Lichtsteiner edhe me koston zero. Ndërsa në janar të vitit të kaluar, pra një vit më parë, “topçinjtë” shpenzuan 63 milionë euro për të marrë Pierre Aubameyang, shifra rekord e blerjes se një lojtari në historinë e Arsenal.

Related posts

Skënderbeu humbet betejën për Europën, KAS nuk ndryshon vendim

Sadik.Autor

“TË KUQTË NË ZI”/ Dhimbje para derbit, Partizani humbet tifozin special

Isa.Autor

Wenger: Askush nuk e di ku do të jetë Sanchez më 1 shkurt!

Q.Autor

Leave a Comment