Futboll Seria A Sport

ISHTE PJESË E SKUADRËS SË…/ Sulmuesi “KuqeZi” në merkaton italiane tek…

Referuar medieve italiane, ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, që për 1 vit ishte edhe pjesë e skuadrës së Partizanit, Edgar Çani, aktualisht te Vibonese në Grupin C Seria C në kampionatin italian, është pranë transferimit te skuadra e Piacenzas.

Në rast të finalizimit të transferimit, sulmuesi 30-vjeçar nuk do të ndryshonte kategori, por vetëm grup, për të luajtur në Grupin A të Seria C. Gjithsesi, shanset e ish-futbollistit të kombëtares kuqezi do të rriteshin ndjeshëm për të shijuar edhe një herë një nivel më të lartë të futbollit italian, pasi aktualisht skuadra e Piacenzas renditet në vendin e dytë të klasifikimit, vetëm 1 pikë larg kreut.

I aktivizuar në 17 ndeshje, prej të cilave vetëm 6 si titullar, sulmuesi shqiptar, Egar Çani numëron vetëm 2 gola të realizuar me fanellën e Vibonese në këtë sezon, që aktualisht renditet në vendin e 6-të në kuotën e 33 pikëve, 20 më pak se kryesuesit e grupit.

Gjatë aventurës së tij të dështuar te Partizani, sulmuesi Edgar Çani realizoi vetëm 1 gol në përballjen me Flamurtarin, të fituar nga të kuqtë me rezultatin 1-0. Sulmuesi 30-vjeçar u aktivizua në total në 11 ndeshje me Partizanin, prej të cilave vetëm në 5 si titullar.

Related posts

RINOVIMI I IBRAHIMOVIC, DONNARUMMA, POGBA/ Agjenti Raiola rrëfen: Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi (VIDEO)

Delo.autor

“FLUTURON” KARTONI I BROJËS/ Rritje e “çmendur” në treg, të shtunën pritet titullar

Delo.autor

FRANCA APO KROACIA/ Trofeu i botërorit sapo ka arritur në Luzhniki (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment