Futboll Premier League Sport

STATISTIKAT/ Atë që ka bërë Manchester City këtë muaj, rivali në Premier nuk e ka…

Manchester City e ka nisur më së miri vitin e ri. Skuadra e Pep Guardiola-s ka treguar të gjithë potencialin e saj para portës kundërshtare.

Atë që ka bërë Man City këtë muaj, skuadra rivale në Premier League nuk e ka bërë në gjithë vitin e kaluar.

Qytetarët kanë shënuar plot 30 gola në vitin 2019, më tepër se Huddersfueld në vitin 2018, që ka shënuar vetëm 29.

Fitorja 9-0 ndaj Burton në Carabao Cup ka qenë më e thella. Megjithatë nuk ka qenë vetëm ajo ndeshje që ka ndikuar në këtë shifër të çmendur, por edhe fitorja 5-0 ndaj Burnley në Premier League.

City ka mposhtur Wolves 3-0, si dhe Huddersfield po 3-0.

Një tjetër fakt interesant është se City, ndërkohë që ka shpartalluar kundërshtarët me fuqinë e frikshme që ka në sulm, nuk ka pësuar asnjë gol këtë vit.

Ndeshja e radhës është Newcastle, që pritet të ketë të njëjtin fat si viktimat e tjera.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Klubi i Serie A firmos me sulmuesin e Real Madrid…

Delo.autor

Ramos e përshëndet pasi mori çmimin/ Salah e injoron KEQ spanjollin (VIDEO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Pas një asist fantastik të De Bruyne, Hazard ndëshkon Danimarkën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment