Gossip

“JAM SPORTIST I MADH”/ Neymar mohon thashethemet rreth drogës: Jam pak i çmendur por jo i trashë…

Kundër Guingamp, parizienët shënuan nëntë gola, duke treguar se nuk kanë asnjë rival në Ligue 1. Në këtë shfaqje të paharrueshme, edhe braziliani Neymar la shenjën e tij. I intervistuar nga “Canal +”, braziliani donte të mohonte fuqishëm thashethemet në lidhje me përdorimin e drogës, në prag të Vitit të Ri:

“Jam i vetëdijshëm për çdo gjë që sillet rreth emrit tim, për mirë apo për keq, por kohët e fundit janë thënë shumë gjëra të pavërteta në lidhje me mua. Më kanë akuzuar se kam përdorur drogë para Vitit të Ri, njerëzit mendojnë se i kam tejkaluar kufijtë. Unë jam një sportist i madh, pak i çmendur, por jo budalla. Në të njëjtën kohë, jam shumë i lumtur, më i qetë dhe më i pjekur, çka më lejon t’i adresoj si duhet të gjitha situatat”.

Vendosja në Paris nuk ishte e lehtë për të, por tani, fatmirësisht, gjithçka është ndryshe: “Kohët e para ishin të vështira për t’u përballuar, pastaj u adaptova në Ligue 1, e cila është e ngjashme në shumë gjëra me La Liga. Tashmë ndihem si në shtëpi. Me trajnerin Tuchel kam miqësi dhe respekt reciprok. Ai më motivon shumë. Sinqerisht, je në vendin e duhur kur të beson aq shumë trajneri juaj. Unë do të bëj gjithçka që mundem për të fituar, edhe për të”.

 

Lajmet e fundit
Barcelona •
2 minuta më parë
Alarm në sulmin e Barçës, konfirmohet mungesa e Dembele
Tirana •

Related posts

PAMJE HOT DUKE FJETUR GJUMË/ Wanda Nara “tërbon” ndjekësit në rrjetet sociale dhe ka një kërkesë speciale (FOTO)

Delo.autor

DIKUR NË VARFËRI, SOT NË LUKS/ Rrëfehet Georgina Rodriguez: Ronaldo më ndryshoi jetën (FOTO)

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Bashkëshortja e legjendës së NBA mesazh mallëngjyese: Po çmendem!

Delo.autor

Leave a Comment