Futboll Sport

LUFTA PËR “KËPUCËN E ARTË”/ Leo Messi iu “tregon targën” Mbappe dhe Salah (FOTO)

Në ligat përkatëse garohet për titullin kampion, por mes tyre, në ato më të rëndësishmet në Europë, ekziston edhe një luftë tjetër e ashpër, për të ditur se kush është shënuesi më i mirë në kontinentin tonë. Kjo garë është bërë më e nxehtë se kurrë.

Pas ndeshjes së luajtur nga Barcelona kundër Leganes, Messi shfrytëzoi avantazhin ndaj Mbappe dhe tashmë ka 18 gola. Salah ka dy gola më pak se ylli i Barçës dhe një më pak se francezi. Të shtunën, të dyja skuadrat, PSG dhe Liverpool jetuan një pasdite mbresëlënëse.

Kampioni francez mori hak ndaj Guingamp, ekipit që e eliminoi nga Kupa e Ligës. Fitorja e jashtëzakonshme 9-0 i shërbeu edhe Kylian Mbappé për të shënuar dhe ngjitur përkohësisht në krye të tabelës për “Këpucën e Artë”, me 17 gola. Një ditë më pas, atë e parakaloi pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Leo Messi.

Në vendin e tretë të këtij klasifikimi shfaqet Mohamed Salah, me 16 gola. Egjiptiani, me pak fat, shënoi një dopietë kundër Crystal Palace në fitoren e të tijve për të mbetur lider të Premier League.

 

Related posts

ËSHTË NUMRI 1 NË BOTË NË TENIS/ Rrëfen Nadal: Mua dhe Federer mos na krahasoni me ata të dy…

Delo.autor

“REVOLUCION” I PASHMANGSHËM TE LIVERPOOL/ 7 lojtarë priten të largohen nga të kuqtë

F.autor

“OBJEKTIVI? TË FITOJ SA MË SHUMË TROFE”/ Portieri Donnaurmma zbulon: Po mos isha bërë futbollist, ndoshta tani…

Delo.autor

Leave a Comment