Futboll Sport

SULM “ATOMIK” VETËM NË LETËR/ Francës i mungon shënjestra, Benzema nën akuzë

Në letër Franca ka në dispozicion një sulm atomik, e kishte një të tillë që në Botëror, por Deschamps mendoi ta bënte edhe më shpërthyes duke rikthyer në përfaqësuese Karim Benzema. Të gjithë prisnim një dominim të total të “gjelave” në çdo aspekt, të gjithë prisnin që sulmuesi i Real Madrid të tregonte se sa i kishte munguar fanella e Kombëtares, por ky është një diskutim që ka mbetur vetëm në letër, të paktën deri më tani, pavarësisht shkëndijave që dhanë në sfidën kundër Gjermanisë.

6e28c98d96

Hungaria duhet të ishte një test i rëndësishëm për të kolauduar akoma më mirë fazën sulmuese, por Bemzema zhgënjeu në mënyrë flagrante, aq sa mediat franceze dhe jo vetëm i kanë kujtuar një detaj shumë domethënës, Benzema nuk ka shënuar asnjë herë në asnjë nga tre europinët ku ka marrë pjesë. Për ti dalë në krahë sulmuesit ka menduar pikërisht mentori i tij, Didier Deschamps i cili bëri një lëvizje me shumë kurajo duke e kthyer në përfaqësuese: “E rëndësishme është që Karim të ruaj besim në vetë dhe mbi të gjitha besim tim. Ka ende kohë të shënojë, për të fituar vetëbesimin dhe qetësinë.

Related posts

CHELSEA-EINTRACHT FRANKFURT/ Sarri me “artileri” të rëndë në këtë duel (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PËSOJNË GOLA PAFUND/ BARÇA hedh sytë në ANGLIA për të përforcuar prapavijën

Isa.Autor

TË DREJTA E BARABARTA DHE MILIONAT E SHUMTË/ Ja pse ekipet vendosën të bëhen pjesë e European Super League…

Delo.autor

Leave a Comment