Futboll Sport

JEP “DIVORCIN” ME NICEN/ Ja skuadra ku Balotelli do të transferohet…

Mario Balotelli dhe Nice do të ndahen. Pas dy vitesh e gjysmë, sulmuesi 28-vjeçar italian po përgatit valixhet, edhe pse udhëtimi nuk do të jetë i gjatë. E ardhmja e tij do të mbetet Franca, më konkretisht Olympique Marseille.

Sipas mediave franceze, Balotelli është fare pranë “divorcit” me Nice, ku marrëdhëniet me klubin dhe stafin teknik tani janë bërë të parikuperueshme. Në muajt e fundit, presidenti Riviere kishte bërë të qartë se kontrata, që i mbaron në qershor sulmuesit italian, nuk do të rinovohej.

Edhe trajneri Vieira ishte i të njëjtit mendim. Në këtë situatë, Balotelli ka vendosur me të tijën: pas mostransferimit tek OM në verën e kaluar, ta bëjë tani. Në këtë sezon, SuperMario nuk shënoi dot asnjë gol në 10 ndeshje të luajtura në Ligue 1.

18 golat e sezonit të kaluar janë një kujtesë e zbehtë, por për t’i ofruar atij mundësinë e një “restart”-i ka menduar Marseille. Sipas “La Provence”, pavarësisht tensioneve me menaxherin Raiola në muajt e fundit, Jacques-Henri Eyraud, president i OM, ka vendosur të rikthehet nga Balotelli, duke e bërë pothuajse një çështje personale.

Për më tepër, Mitroglu dhe Germain kanë treguar kufizime të qarta dhe trajneri Rudi Garcia ka nevojë për një përforcim në sulm. Nice nuk duket se do të bëjë shumë rezistencë për sulmuesin italian, pasi nuk beson më në të, ndaj edhe nuk i ka ofruar rinovimin.

Related posts

Tre portierë në listën e Juventusit si zëvendësues të Szczesnyt

Q.Autor

SOLARI E NIS ME PROBLEME/ Marselo i dëmtuar mund të mungojë të paktën dy javë

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Italia e Mancinit vazhdon me ecurinë e pathyeshme, por i hap rrugën Polonisë

Delo.autor

Leave a Comment