Futboll Ligue 1 Sport

KALON MËNGJESIN ME NJË LEGJENDË/ Mbappe: Je një frymëzim për të gjithë ne (FOTO)

Kylian Mbappe e ka kaluar mëngjesin e së premtes në Paris me legjendën e futbollit anglez, David Beckham. Ish-ylli i PSG-së ka patur mundësinë të shikojë nga afër një nga çmimet e paktë që i kanë shpëtuar gjatë karrierës së tij të shkëlqyer.

Ish-kapiteni i “Tre Luanëve” ka fituar kampionate dhe kupa në Angli, Spanjë, Amerikë dhe Francë gjatë aktivizimit të tij më Manchester United, Real Madrid, LA Galaxy dhe PSG. Megjithatë, ai nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe me përfaqësuesen, pavarësisht se ka qenë pjesë e atij që konsiderohet “Brezi i Artë” i Anglisë.

Këtë të premte, Beckham ka mbajtur në dorë medaljen e artë të Kupës së Botës që Mbappe e fitoi në botërorin e zhvilluar në Rusi verën e kaluar.  “Ishte një kënaqësi e madhe për mua të takohesha me një kampion bote. Ai është një lojtar i madh, por mbi të gjitha një person i shkëlqyer”, ka shkruar Beckham në një postim të bërë në Instagram.

“Parisi është një nga vendet e mia të preferuara veçanërisht pas mëngjesit të sotëm. Gjithashtu, kam patur mundësinë të mbaj në dorë medaljen që Mbappe fitoi në Kupën e Botës. Djemtë e mi mund të jenë pak xhelozë, më vjen keq çuna”.

Mbappe, nga ana e tij, ka postuar në Twitter një fotografi me legjendën e Anglisë dhe e ka shoqëruar me mesazhin: “Mëngjes me një legjendë. Ishte një nder të takohesha me ty. Je një frymëzim për të gjithë ne”.

Related posts

LAÇI HEROIK/ Portieri Sherri i dhuron kualifikimin kurbinasve pas 120 minutash

Delo.autor

SHKËMBIMI I BUJSHËM/ “Demi” Lautaro tek Barcelona, braziliani rikthehet tek Interi?

Delo.autor

INTERIT NUK I LEJOHEN GABIMET/ BORUSSIA Dortmund e “GJYMTUAR” në Champions (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment