Futboll Sport

KAMPIONIT I MUNGON NJË “TROFE”/ Mbappe fton tifozen për kafe, Neymar plotëson dëshirën e dy brazilianeve (VIDEO)

Kush gjen një Mbappe… gjen një të fejuar.

Talenti i Paris Saint-Germain, kampion i botës me Francën, ka qenë protagonist i një nisme interesante të klubit parisien. Bashkë me Neymar, sulmuesi i ri i është përgjigjur disa pyetjeve të tifozëve, duke krijuar disa momente shumë argëtuese.

Kylian e ka zemrën akoma të lirë dhe mes pyetjeve të shumta që i janë bërë dyshes sulmuese, në fakt, njëra ka patur të bëjë me jetën private të 20-vjeçarit.

“A je i fejuar? Ke dikë në jetën tënde”, ka qenë pyetja që i është bërë nga një fanse. Përgjigjja e sulmuesit të ri ka qenë një ftesë speciale: “Jo, nuk ka asnjë në jetën time për momentin. Nëse do, mund të marrim një kafe bashkë, di disa vende në Paris”.

Me pak fjalë, kampionit të ri i mungon vetëm një trofe: pas Kupës së Botës dhe çmimit si i riu më i mirë, tani i mungon një e fejuar e bukur që t’i mbushë zemrën me dashuri.

Edhe Neymar ka marrë një ftesë të veçantë. Dy fanse nga Brazili i kanë kërkuar të bënte një vallëzim për to. “O Ney” nuk ka hezituar dhe ka filluar të kërcejë. E gjitha kjo është shoqëruara me të qeshura të shumta nga dy yjet e PSG-së.

Related posts

LIVE/ Islandë-Shqipëri, Dermaku i pafat. Tjetër shans për Kombëtaren

Delo.autor

BËN PËR UJË TË FTOHTË MOURINHO-N/ Capello: Mund t’i bëjë dëm ekonomik klubit, ato ofendime…

Delo.autor

BËN PARASHIKIMIN E BUJSHËM PËR DYBALAN/ Marchisio: E konsideroj Paulon mes lojtarëve më…

Delo.autor

Leave a Comment