Futboll Seria A Sport

KATËR ORË TAKIM PËR HYSAJN/ Rinovimi “MILIARDER”, diktati “ANCELOTTI” dhe kushtet për largim!

Elseid Hysaj nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e trajnerit Carlo Ancelotti për ta lënë jashtë në dy sfidat e fundit, ndaj Interit dhe Bolognas, ndaj edhe agjenti i tij, Mario Giuffredi, ka shpërthyer duke kërkuar largimin e mbrojtësit shkodran.

Megjithatë, te Napoli nuk duan të hapin një luftë, pasi nuk do të ishte në të mirë të askujt. Për këtë arsye, ditën e enjte, ka pasur një takim mes palëve, që ka zgjatur katër orë. Eshtë folur rreth të ardhmes së shkodranit në lidhje me interesimet e huaja.

 

Por, risia ka të bëjë me faktin se në atë mbledhje ishte i pranishëm edhe vetë trajneri Carlo Ancelotti, i cili ka sqaruar agjentin e futbollistit shqiptar mbi planet e tij. “Elsi është i rëndësishëm për Napolin dhe për mua. Fakti që nuk ka gjetur hapësira ka të bëjë edhe me ndryshimet taktike sipas kundërshtarit”, ka qenë shpjegimi i trajnerit.

Ndërkohë, Giuffredi i ka bërë me dije se interesimet konkrete për Hysajn janë nga Chelsea – tashmë i ditur – te Atletico Madrid. Drejtori sportiv, Giuntoli, nuk do të pengojë transferimin e shkodranit, me pakt që duhen 40 mln euro dhe jo më 50 mln sipas klauzolës.

Nëse këto para nuk do të ofrohen, atëherë për Hysajn është gati rinovimi prej 2,5 milionë euro në sezon dhe 500 mijë euro bonus, në rast se arrihen rezultate si kualifikimi në Champions apo fitimi i një trofeu.

Related posts

GARA PËR KREUN E UEFA/ Ja kë kandidat do të mbështesë FSHF

Isa.Autor

RIKTHEU TËRBUNIN NË KATEGORINË E PARË/ Trajneri Dalipi: Ja si e motivova skuadrën ndaj Flamurtarit

Delo.autor

BOTËRORI 2022 NË KATAR/ Shqetësimi më i madh i FIFA-s tani janë… birrat

Delo.autor

Leave a Comment