Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT E TRANSFERIMIT/ Muriel rrëfen pse refuzoi Milanin, biseda me Cuadradon e krahasimi me Ronaldon

Luis Muriel u prezantua sot si afrimi i parë i Fiorentinës për merkaton e dimrit. Sulmuesi kolumbian është në formë huazimi për gjysmën e dytë të sezonit nga Sevilla. Në konferencën për shtyp, ku sulmuesi doli para gazetarëve bashkë me trajnerin Pioli dhe rrëfeu prapaskenat e këtij transferimi.

Refuzimi ndaj Milanit – I kisha dhënë fjalën time Fiorentinës. Ata bënë një përpjekje të madhe për të më marrë mua dhe kur Milan më kontaktoi nuk ndryshova mendje. Gjithmonë kam menduar për Fiorentinën dhe Milani nuk më tundoi në asnjë moment.”

Forma e tij (u përfol si mbipeshë) –  Është momenti i duhur për të qenë këtu. Të gjithë e dinë formën time tani. Gjithmonë ka zëra kur gjërat nuk shkojnë mirë.

Këshilla e Cuadrados – Cuadrado më telefonoi për të më uruar mirëseardhjen në Itali. Ai më dha edhe disa këshilla. Ai pati influencë të madhe në vendimin për t’iu bashkuar Fiorentinës.

Krahasimi me Ronaldon – Më pëlqen, kjo do të thotë se po eci mirë. Ai ka qenë gjithmonë një motivim i madh për mua.

Të luajë bashkë me Simeonen – Mund të luaj me të. Unë mund të mbuloj çdo pozicion në fushë.

Related posts

Spektakël, gola dhe karton i kuq, Riçarlison njeriu i momentit në Angli (VIDEO)

Isa.Autor

Infantino pro Botërorit me 48 skuadra, rriten shanset për Shqipërinë

Sadik.Autor

MESSI KA NJË KËRKESË PËR DREJTUESIT/ Zbulohet trajneri që dëshiron te Barcelona për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment