Futboll Seria A Sport

KËRKOJNË TË “RINOJNË” MBROJTJEN/ Cuadrado bind Juventusin dhe Ronaldon për yllin 50 milionë euro

Ka dalë një emër i ri për mbrojtjen e Juventus-it. “Zonja e Vjetër” kërkon të përmirësojë ekipin dhe, sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Spanja, mund të arrijë ta bëjë këtë falë Juan Cuadrados.

Bardhezinjtë, vazhdimisht në kërkim të lojtarëve të formuar, por edhe në gjendje të rinojnë mbrojtjen, ndjekin prej kohësh yllin e ri të Ajaxit, Matthijs de Ligt. Gjithsesi, ka shumë mundësi që të mos jetë holandezi përforcimi i ardhshëm i torinezëve.

Sipas “Don Balon”, në fakt, drejtuesit e kampionëve të Italisë duket se kanë kthyer sytë nga Davinson Sanchez. Sipas portalit spanjoll, kolumbiani 22-vjeçar ka si sponsor Cuadrad-n dhe kostoja e kartonit të tij është rreth 50 milionë euro.

Lojtari i Juventus mësohet t’i ketë dhënë informacione të rëndësishme bardhezinjve mbi shokun e kombëtares, duke i bindur ata, por edhe Ronaldon, që të vihen në lëvizje për të.

Sanchez ka treguar të gjitha aftësitë e tij me fanellën e Tottenham: është i fortë me kokë dhe i fuqishëm fizikisht. Mund të jetë ai shtylla e ardhshme e mbrojtjes, veçanërisht nëse largohet Benatia.

Related posts

U SHPALLËN KAMPIONË ME “UJQËRIT E DËBORËS”/ Partizani akord me 2 futbollistë cilësorë, ja emrat

Delo.autor

“ËSHTË GJITHMONË GATI NË ZONËN E RREPTËSISË”/ Garcia i “çmendur” pas ish-yllit të Milan-it: Shumë pak si ai

Delo.autor

U ZYRTARIZUA NGA ASTANA/ Mbrojtësi Bitri: Aventurë super me Partizanin, tani kap majat

Delo.autor

Leave a Comment