Futboll Seria A Seria A Sport

KËRKON MË SHUMË HAPËSIRA/ Menaxheri zbulon planin 10-vjeçar të sulmuesit “Zikaltër”

Lautaro Martinez nuk ka ndërmend të largohet nga Milano. Këtë e ka konfirmuar në një intervistë të dhënë për “FcInterNews.it” menaxheri i sulmuesit zikaltër, Beto Yaque. Disa muaj më parë ai ka kërkuar më shumë hapësira për klientin e tij dhe kështu ka ndodhur.

– Lautaro ka shënuar gola të rëndësishëm. Duhet të jetë i lumtur tani…

“Ai ka qenë gjithmonë i kënaqur. Më pas, si çdo lojtar tjetër kur nuk luan, ishte pak i shqetësuar. Gjithsesi, tani është qetësuar. Është i lumtur në Milano dhe uron që 2019-ta të jetë një vit i suksesshëm për atë dhe Inter-in”.

– Atëherë mund të përgënjeshtrohet një largim i tij te Betis…

“Lautaro ka 5 vite kontratë me zikaltrit, me të cilët ndihet mirë dhe nuk do të largohet. Qëndron në Milano”.

– Çfarë ju ka thënë pas golit vendimtar të shënuar kundër Napoli-t?

“Ka qenë shumë i lumtur. Ishte ajo që i duhej, ka hequr një peshë nga vetja. E dinim se duhej të prisnim që të përshtatej me futbollin italian. Tani ai është një realitet. I kam thënë Zanetti-t se nuk do të kishte patur probleme dhe kështu ka qenë”.

– Është vetëm 21 vjeç. A mund të jetë  sulmuesi titullar i Inter-it për 10 vitet e ardhshme? 

“Ky është objektivi i tij dhe e njëjta gjë vlen edhe për ne”.

– Me Icardi-n mund të formojnë një dyshe të frikshme…

“Janë shumë miq jashtë fushës së lojës. Unë besoj se sa herë luajnë bashkë kërkohen, krijojnë rreziqe. Shokët e skuadrës kanë një tjetër pikë referimi në sulm. Nuk ka dyshime që mund të bëjnë shumë mirë bashkë, por duhet t’i japim kohë”.

– Ka ndonjë gjë tjetër për të shtuar?

“Po. Duhet të them se klube të ndryshme janë interesaur për Martinez. Asgjë zyrtare, edhe pse nuk kam marrë asnjë komunikim nga Inter. Unë mund të them se kam marrë disa telefonata nga Sevilla dhe Valencia, por asgjë konkrete”.

Related posts

Mesfushori kërkon largimin, Liverpool hidhet në sulm për madrilenin

Isa.Autor

SHQIPËRI-TURQI/ Panucci do të masë forcën në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FAZA PËRGATITORE/ Inter zbret nesër në fushë, pritet debutimit i Lukakut për sezonin e ri

Delo.autor

Leave a Comment