Futboll Premier League Sport

RAMSEY FIRMOS PARA-KONTRATË/ Ja rroga e frikshme që do të fitojë tek klubi i ri

Aaron Ramsey ka firmosur një parakontratë me Juventus dhe do t’i bashkohet italianëve në fund të sezonit.

Mesfushori ka kompletuar testet mjekësore gjatë fundjavës dhe marrëveshja do të bëhet publike në fillim të shkurtit.

Ramsey ka qenë i lirë të negociojë me klubet jashtë Anglisë këtë muaj dhe mund të firmosë një para-kontratë teksa po luan gjashtë muajt e fundit tek Arsenal.

Ai thuhet se do të fitojë 170,000 euro në javë te Zonja e Vjetër.

Paris Saint-Germain dhe Bayern gjithashtu kanë qenë të interesuar për shërbimet e uellsianit, por Juventus ishte zgjedhja e parë e tij, po sipas Sky.

Ramsey iu bashkua Arsenalit nga Cardiff në vitin 2008 dhe ka shënuar 53 gola në 253 ndeshje në Premier League.

Ai ka bërë 31 paraqitje këtë sezon me Topçinjtë, duke shënuar katër gola.

Tani ai pritet t’i bashkohet Cristiano Ronaldo-s në një prej klubeve më të mëdha të Europës.

Related posts

FOTO U BË VIRALE/ Ja se çfarë po i tregonte Perez lojtarëve të tij në telefon

Delo.autor

KUQEZINJTË NISIN FESTËN/ Higuain arrin në MILANO, ja çfarë ka ndodhur në aeroport (VIDEO)

Isa.Autor

TRAJNERI I RI I ROMËS/ Montella është i preferuari! Klauzola që e çliron nga Turqia

F.autor

Leave a Comment