Bundesliga Futboll Sport

KËRKON NJË “STREHË” TË RE/ Nuk është Interi dhe PSV, zbulohet se ku do të transferohet Robben

Pasi njoftoi lamtumirën e tij nga Bayern Muncih në fund të këtij sezoni, holandezi Arjen Robben po kërkon një strehë të re. Sipas shtypit japonez, destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Japonia, vendi ku po luajnë para se të dalin në pension mjaft yje, si Andres Iniseta, David Villa, Lukas Podolski etj.

Përkundër përfshirjes së Interit dhe PSV në interesin për këtë futbollist, FC Tokyo duket se është i favorizuar për të siguruar shërbimet e 35-vjeçarit. Arsyeja? Duket se familja e holandezit e sheh pozitivisht një transferim në kryeqytetin japonez.

“Sport Nippon” shkruan se shumë klube japoneze po përpiqen ta tërheqin atë, ndërsa FC Tokio është afër nënshkrimit me Robben. Ky i fundit aktualisht nuk luan dot për një problem në kofshë. Në sezonin aktual holandezi ka luajtur 15 ndeshje me bavarezët dhe ka shënuar 5 gola.

Related posts

ZYRTARE/ Luis Enrike është trajneri i ri i PSG-së. Spanjolli e nis me batuta: Thoni çfarë të doni, nuk marr vesh asnjë fjalë

F.autor

PARTIZANI-DINAMO/ Zjedhjet e Dajës dhe Shkëmbit në duelin për të dalë nga kriza (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Klopp: Nuk mendoja se një gjë e tillë mund të ndodhte, por lojtarët…

Sadik.Autor

Leave a Comment