Të tjera

ROMELA BEGAJ DËNOHET 8 VITE NGA FEDERATA/ Hera e dytë për Kampionen, ja çfarë ndodhi 3 vjet më parë…

Romela Begaj është pezulluar për tetë vite nga Federate Botërore e Peshëngritjes. Begaj nuk mundi të provonte arsyet e gjetjes së stanazololit në analizat që iu bën për doping. Dënimi me tetë vite do të thotë fundi i karrierës për 33 vjeçaren.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Begaj dënohet për të njëjtën arsye, përdorim të substancave të ndaluara.

Në vitin 2015 Romela Begaj u dënua me dy vite pezullim nga Federata Botërore e Peshëngritjes dhe njoftoi pas zyrtarizmit të analizave që faktuan përdorimin e substancave të ndaluara. Federata Shqiptare e Peshëngritjes pagoi një shumë prej 50 mijë dollarësh si masë ndëshkimore për daljen pozitiv në testimet antidoping të shumë sportistëve përfshi dhe Romela Begajn.

Related posts

PËRMBYTJET E SHIRAVE NUK NDALIN ATLETËT/ Maratona e Venezia zhvillohet nën ujë (VIDEO)

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Povetkin shtang Whyte dhe trondit botën me një goditje të frikshme (VIDEO)

Delo.autor

Bottas: Askush nuk është i pamposhtur edhe unë për titull

Q.Autor

Leave a Comment