Futboll Seria A Sport

KRIZA E HIGUAIN TEK MILANI/ Sherret brenda klubit “Kuqezi” i shuan ish-bomberi i Interit

Kriza e Higuain te Milan është aktuale edhe pse u çlirua nga mungesa e golit për muaj me radhë. Leonardo e shfaqi hapur kritikën e tij ndaj argjentinasit, por sot në mbrojtje të tij ka dalë ish-sulmuesi i Inter, Christian Vieri.

“Është një moment pak i vështirë për Higuain, por javën e fundit në kampionatin italian është zhbllokuar dhe sipas meje është sulmuesi më i kompletuar në Itali. Problemi është se nëse ai shënon, atëherë ndodh një rrëmujë, nëse një lojtar tjetër nuk shënon, nuk asgjë ndodh”, u shpreh ish-sulmuesi italian.

Vieri u ndal të flasë edhe për fenomenin Piatek që ka lindur këtë sezon në Seria A, “Ai është i mirë, por duhet ta shohim me kalimin e kohës. Nëse dikush bën 10-12 gola nuk është një fenomen. Gjithmonë them se një sulmues është i mirë nëse ai ka më shumë se dhjetë gola për 3-4 vjet rresht”, vijoi ai.

Në fund u ndal te kriza e Fiorentinës, teksa theksoi se është e rëndësishme që skuadra po rinovohet me lojtarë të rinj dhe rezultatet do të vijnë. Për të Chiesa e Barella janë dy lojtarë me të ardhme të ndritur.

Related posts

PORTIERI MË I SHTREJTË/ ALISSON e nis me një DHURATË për KARIUS (DETAJE)

Isa.Autor

FOTO/ E kishin harruar zborin në Shqipëri. Dy kuqezinjtë i nënshtrohen për 4 ditë në Zvicër

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Luftëtari-Laçi. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment