Futboll Sport

KRIZA FINANCIARE/ Canaj plas “BOMBËN”: Litari është mbledhur, mund të mos kemi më futboll

Trajneri dhe specialisti, Agim Canaj, është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia në televizionin “News 24”. I pyetur për krizën financiare në futbollin  shqiptar, Canaj u shpreh: 

canaj

A paraqet raporti i UEFA-s pasqyrën e krizës financiare?

“Nën zë është diskutuar për ekzistencën e krizës financiare te klubet shqiptare. Shumë pak klube mund të kenë ekipe moshash, të investojnë për të mbërritur të nesërmen. Shumë skuadra punojnë sot për nesër. Investojnë vetëm te ndeshje e radhës, jo në objektivat madhore. Shumë skuadra kanë hyrë dhe pa terrene sportive dhe stërviten në fushën me qira. Shumë skuadra punojnë sot për nesër për të gjeneruar të ardhura.

Në një të ardhme nuk do ketë ku të përfitohen të ardhurat. Duhet të ketë një zgjidhje totale. Në Shqipëri, në një kohë shumë të afërt mund të mos kemi futboll. Kriza është në derë.

Ne po shohim që shumë skuadra kanë nga 4 muaj pa u paguar. Nuk i vë faj presidentit. Ka ardhur një moment që litari është mbledhur. Shkëndijën e parë e ka dhënë Flamurtari. Presidenti Idrizi ka qenë konkret. Ka shumë skuadra që nuk paguajnë siguracione. Të gjitha lekët që vijnë nga UEFA janë burimi i parë për skuadrat.

6 skuadrat e para janë rivalizuese, por faza përgatitore tregoi se do të luftojnë vetëm skuadrat që janë më pranë licencimit. Largimi nga kreu do të sjellë disbalanca që do të influencojnë te gara. Ana financiare tregon shumë. Skuadrat nuk mbahen me lojtarët e akademisë dhe të kenë një bazë reale me pagesa. Flamurtari është skuadra që ka nxjerrë kokën në këto momente. Situata është shumë e vështirë. Investimi i të ardhmes ka munguar. Në Tiranë ka pasur 26 fusha futboll. Janë prishur të gjitha dhe janë dhënë për pallate dhe vila shumëkatëshe. Do jetë e vështirë të investosh në futboll. Partizani dhe Kukësi që janë 2 skuadra elitare kanë vështirësi në terrene”, u shpreh Canaj.

Related posts

Parisi siguron mbijetesën, detyrohet të paguajë 180 milionë euro

Q.Autor

KROACI-SPANJË NDIZET PA STARTUAR ENDE/ Futbollisti i kroatëve thyen rekordin e Wayne Rooney

Delo.autor

NË HAPAT E ISH-BASHKËSHORTES WANDA NARA/ Maxi Lopez: Do të jetoj në Milano, për…

Delo.autor

Leave a Comment