Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Luftëtari-Kastrioti: Xhunior befason gjirokastritët, ekipi i Devollit në avantazh (VIDEO)

Luftëtari dhe Kastrioti luajnë ditën e sotme në Gjirokastër,një sfidë që është shumë e rëndësishme për të dyja ekipet, në duelin për mbijetesë.

Devolli sfidon ekipin e vendlindjes, ndërsa Mezani kërkon pikët për të qenë i qetë për sa i përket mbijetesës. Luftëtari ndodhet aktualisht në vendine 8-të, me 17 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit, të 10-të, me po aq pikë.

LIVE | Luftëtari-Kastrioti 0-1

GOL: Xhunior 10′

 

KOMENTI LIVE

10’ GOOOL Shënon Kastrioti me Xhunior. Marku lëshon një goditje të fortë, nga goditja e dënimit, Ruçi grushton por topi mbetet në zonë. Është Marku që ndjek aksionin, pason tek Vatnikaj, ky i fundit lë tek Roxher Xhunior, dhe me portën e boshatisur braziliani nuk fal.

8’ Godet Rrapo nga jashtë zone, pas një pasimi që merr nga goditja e këndit, por e majta shkon jashtë portës.

1’ Godet që në sekondat e para Aleksi, provon me një goditje nga jashtë zone, por topi devijohet në goditje këndi.

1′ Nis ndeshja në Gjirokastër.

Related posts

JUVENTUS NË AVANTAZH/ Ka shënuar golin Bernandeschi (VIDEO)

Delo.autor

DY VETERANËT GATI TË TREGOJNË MUSKUJT/ Mjellma përballë Ibrakadabrës, “San Siro” gati për show

Delo.autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Gruaja e ish-mbrojtësit italian i del në mbrojtje RONALDOS

Isa.Autor

Leave a Comment