Futboll Sport

MIQËSORJA/ Kosovës i ikën nga duart fitorja ndaj Danimarkës

Kryesuan deri në minutën e 91-të, por të besuarit e Bernar Shaland iu dorëzuan golit të Hojbjerg, që shpëtoi Danimarkën nga një humbje e merituar në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Në një stadium të tejmbushur, “dardanët” kanë dhuruar spektakël duke çuar në entuziasëm të pranishmit, që pas këtij rezultati kanë pritshmëri edhe më të mëdha për ekipin përfaqësues të Kosovës.

Kosova do të kalojë në avantazh në fund të pjesës së parë, kur Armir Rrahmani do të çelë rezultatin në të 42-ën. Ka qenë një harkim nga goditja e dënimit, që është shfrytëzuar në maksimum nga ish-lojtari i Partizanit dhe që me kokë ka mposhtur portierin Shmajkëll.

Me fillimin e pjesës së dytë, Danimarka do të kërkojë barazimin dhe do ta gjejë me penalltinë e kthyer ngë gol nga Ereksinen, por “dardanët” nuk do të dorëzohen dhe vetëm 3 minuta më pas, do të rikthejë në epërsi përfaqësuesen kosovare, e cila do të rezistojë deri në kohën shtesë, për t’u thyer nga goli i Hojbjergut.

Related posts

PARTIZANI-KASTRIOTI/ Të kuqtë e Ilir Dajës do të kërkojnë me çdo kusht fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Kamza me shpresë ndaj Luftëtarit, bluzinjtë kërkojnë suksesin me çdo çmim

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Emërohet në krye të pankinës, ish-lojtari i Interit dhe Milanit firmos me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment