Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Flamurtari: Zhbllokohet sfida, Batha kalon në avantazh vlonjatët (VIDEO)

Është duke u luajtur në “Niko Dovana” sfida mes Teutës dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Të dy ekipet kanë objektivat e tyre, teksa një fitore do e ngjiste Teutën në vendin e dytë, duke zgjuar “ëndrrën” titull.

Nga ana tjetër, Flamurtari edhe pse me oshilacione të shumta, do të kërkojë të marrë maksimumin për të qëndruar pranë zonës që të çon në Europë.

Si Shkëmbi ashtu dhe Daja kanë hedhur në fushën e lojës formacione të “arnuara”, për shkak të mungesave të shumta.

LIVE| TEUTA-FLAMURTARI 0-1

KOMENTI LIVE: 

13′ GOOOOOL FLAMURTARI 0-1. Idriz Batha tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe kalon vlonjatët në avantazh. 

12′ Torasa fiton 11-metërsh, pas një ndërhyrje të gabuar të mbrojtjes durrsake.

11′ Frashëri ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Mustës.

6′ Traore ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kotobellit, futbollistët vlonjatë kërkojnë karton, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Jorgji.

5′ Minuta të luftuara, vendasit provojnë të shtyjnë përpara, por mungojnë rastet e rrezikshme.

1′ Ka nisur takimi në “Niko Dovana”.

Related posts

“NËSE SHMANGIM PORTUGALINË, NUK…”/ Mançini: Menduam se ishim kualifikuar, babai më paralajmëroi

Delo.autor

LIVE/ 13 gola në 45 minuta, njihuni me rezultatet e Kategorisë së Parë 

Isa.Autor

“QETËSOHU, NDESHJA KA PËRFUNDUAR”/ Shikoni momentin e veçantë mes Ronaldos dhe De Ligt në fund të ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment