Futboll Premier League Sport

“LOJTARËT DUAN TË…”/ Ole Gunnar Solskjaer ka zbuluar ku gaboi Mourinho me yllin francez

Ole Gunnar Solskjaer ka folur rreth egos në ekipin e tij dhe ka zbuluar ku gaboi Jose Mourinho me Paul Pogba-n. Mourinho u përplas me francezi 89 milionë paund shpesh teksa ishte në drejtimin e United, madje e dënoi mesfushorin duke e lënë edhe në stol.

Por që kur Solskjaer ka marrë “timonin” e ekipit, Pogba ka ri-lindur duke shënuar gola dhe duke dhënë asiste. Vetë trajneri është shprehur se lojtarëve si Pogba nuk iu është dhënë mundësia të shprehnin veten në të kaluarën.

“Lojtarët duan të jenë të suksesshëm, duan të fitojnë dhe të japin maksimumin. Nëse i lejon të shprehin veten, ata kënaqin egon e tyre.”

“Ata duhet të besojnë në veten e tyre, si për shembull Pogba, ka karakter të fortë, personalitet, por ky është Paul, si qenie njerëzore, është paketë, futbollisti.”

“Unë kam takuar atë, vëllezërit, motrat dhe prindërit kur ai ishte 16 vjeç. Janë një familje e lumtur, i sheh teksa kërcejnë dhe kënaqen, pse të mos kënaqen edhe këtu?”

Related posts

JO VETËM IKARDI/ Nga Krojfi te Nejmari, kur kapitenët bëhen problem

Delo.autor

Coutinho i Barcelonës, nesër mbërrin në ‘Camp Nou’

Q.Autor

“SASSUOLO SI ATALANTA”/ Sarri: Nëse marrim 11 pikë në 6 ndeshje, jemi me fat

Delo.autor

Leave a Comment