Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Lampard thërret shokun e vjetër te Derby County

Trajneri i ri i Derby County, Frank Lampard, po planifikon të marrë në skuadër ish-shokun e ekipit te Chelsea, John Terry, sipas asaj që bën të ditur “Derby Telegraph”.

Lampard ka qenë një nga miqtë më të mirë të Terry, kur luanin bashkë te Chelsea, dhe ai do të ishte përforcimi i duhur nëse një tjetër veteran, Curtis Davies, largohet nga Derby.

33-vjeçari Davis mund të shkojë te Stoke, sepse është një nga futbollistët e preferuar nga trajneri i ri i kësaj skuadre Gary Rowett, i cili ka qenë pikërisht te Derby në sezonin e kaluar.

Nëse Davis do të largohet, atëherë Lampard do të përpiqet të marrë 37-vjeçarin Terry duke i dhënë shiritin e kapitenit. Paga e Davies, 3 milionë paundë në sezon, do të kalonte për Terry, i cili aktualisht është te Aston Villa dhe ka pasur oferta nga Kina dhe SHBA.

Related posts

SERIE A NË “EURO 2020″/ Më të dobëtit dhe më të mirët deri më tani, shkëlqen Ronaldo dhe Lukaku

Delo.autor

“E RËNDËSISHME ËSHTË TË RUAJMË RITMIN”/ Trajneri Egbo: Test për të matur sa të

Delo.autor

Eric Cartona: “Ajo që ka bërë Real është e papranueshme”

Sadik.Autor

Leave a Comment